-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gruaja vrau bashkëshortin me sëpatë në Sarandë, fqinjët: Ajo vuante nga…

Kryesoret

Saranda është tronditur nga një ngjarje e rëndë që ndodhi në fshatin Metoq, ku një grua vrau bashkëshortin e saj, 55-vjeçarin Llazar Tahiraj, me sëpatë. Lidhur me këtë ngjarje, një banor i fshatit ka rrëfyer detaje për jetën e çiftit dhe ngjarjen që çoi në vrasjen tragjike.

Sipas fjalëve të tij, gruaja e viktimës, Elvira Tahiraj, ka pasur probleme të shëndetit mendor. Ai ka shtuar se bashkëshorti i saj punonte vetëm për të mbajtur familjen dhe për të siguruar jetesën e tyre

‘Punonte vetëm ai dhe kanë 4 vajza. Një më duket se e ka në shtëpi, 3 i ka të martuara. Edhe punonte i shkreti, ku i dlite puna ditë për ditë. Gruaja ka qenë e ikur. Ai nuk pi alkool. Ai punëtor i shkreti, as alkool asgjë, me qira rri. Gjynah mavri. Ajo është me të meta. Këta janë nga Korça, nga fshatrat e Korçës. Ka qenë në gjumë mavria. I thosha ik, se qe me të meta ajo po qe edhe me sëmundjen e tokës. Gjynah, ka qenë burrë i mirë shumë, i dashur me njerëzit.‘ ka thënë fqinj.

Gruaja vrau burrin me sëpatë në Metoq, zbulohen emrat e viktimës dhe autores

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit