Një 68-vjeçar ka humbur jetën në fshatin Perrollaj, në Krumë, pas një incidenti të dyshuar aksidental.
Policia ka njoftuar se H. U., i cili kishte dalë për gjah, ka pësuar dëmtime fatale nga arma e tij, e cila ka shkrepur pa dashje. Arma e gjahut, e cila ishte në pronësi të tij me leje, është sekuestruar nga autoritetet si provë materiale.
Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po vijon hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që dyshohet se aksidenti ka ndodhur gjatë përdorimit të armës në kushte të papritura.