-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama me trupin diplomatik: Shqipëria nuk ka plan B, por vetëm atë të anëtarësimit në BE

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama në darkën tradicionale të fundvitit me Trupin Diplomatik të akredituar në Shqipëri u shpreh se nuk ka plan B, por vetëm atë të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Rama u shpreh se e ka idenë se kush do ti fitojë zgjedhjet e ardhshme dhe theksoi se shqiptarët do të vendosin që të qëndrojnë në krah të vlerave dhe parimeve euroatlantike.

“Ndërsa i qasemi një viti të ri zgjedhor, jam i sigurt që pyetjet për zgjedhjet e përgjithshme që po vijnë, do te zene shpejt vend në shkresat e raportet tuaja. Besoj, kam një ide mjaft të mirë se kush do të dalë fitues, por, përtej shakave, mund t’ju siguroj se, pavarësisht se për kë palë politike do të votojnë shqiptarët, ata që të gjithë do të vendosin t’u qëndrojnë vlerave dhe parimeve të komunitetit euroatlantik, të nxisin arritjen e objektivit historik për t’u bërë anëtarë të mirë e krenarë të familjes së bashkuar evropiane, të mbështetin liritë individuale, shtetin e së drejtës dhe demokracinë.

Këto janë zotime të panegociueshme që shkojnë përtej moshës, gjinisë, krahinës apo bindjes politike të shqiptarëve. Shqipëria nuk ka plan B, por vetëm një plan të padevijueshëm e të padiskutueshëm, atë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Brenda kësaj dekade, do të japim gjithçka kemi, që kjo të bëhet realitet.

Sidoqoftë, është afërmendsh që duam të jemi miq, miq të mirë e besnikë, me të gjithë të tjerët rreth kësaj tryeze, të cilët jetojnë, punojnë e rrisin mirëqenien matanë kufijve të Europës demokratike, si për shembull vendet vëllazërore të Gjirit, sistemi politik i të cilave është ndryshe nga i yni, por me të cilat kemi një lidhje të fortë dhe shpresoj e lutem që të bëhet edhe më e fortë”, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit