Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ndaj kritikave të ashpra të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, ndaj kancelarit gjerman Olaf Scholz.
Rutte e cilësoi të padrejtë kritikat e Zelenskyt, duke theksuar se ai i ka sugjeruar presidentit ukrainas të ndalojë së sulmuari Scholz.
“Unë i kam thënë shpesh Zelenskyt se ai duhet të ndalojë së kritikuari Olaf Scholz dhe se e konsideroj deklaratën e tij të padrejtë ,” tha Rutte
Këto kritika lidhen me refuzimin e Gjermanisë për të dërguar raketa “Taurus” në Ukrainë, një kërkesë që ka zemëruar autoritetet ukrainase, të cilat kanë nevojë për armë të tilla për të luftuar kundër pushtimit rus.
Rutte, ndryshe nga Scholz, shprehu mbështetje për dërgimin e raketave dhe theksoi rëndësinë e forcimit të aftësive ushtarake të Ukrainës.