Një 24-vjeçar nga fshati Boriç i Vogël është proceduar në gjendje të lirë pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.
Sipas policisë, Komisariati i Policisë Malësi e Madhe ka referuar rastin në Prokurori, e cila ka nisur procedimin kundër shtetasit për veprën penale të dhunës në familje.
Materialet janë dërguar për veprime të mëtejshme.