-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shpërthim në një fabrikë eksplozivi në Turqi, humbin jetën 11 persona

Kryesoret

Një shpërthim në një fabrikë eksplozivi në pjesë veriperëndimore të Turqisë të martën, shkaktoi vdekjen e 11 personave dhe plagosjen e shtatë të tjerëve, njoftoi Ministri i Brendshëm turk Ali Yerlikaya. Ai tha se kanë filluar hetimet dhe të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën dhe po trajtohen në spitalet pranë fabrikës.

“Po vazhdojnë hetimet për shkakun e zjarrit, por nuk dyshojmë se bëhet fjalë për sabotim në këtë incident”, tha ministri Yerlikaya duke folur para fabrikës.

Shpërthimi ndodhi në një fabrikë në fshatin Kavakli, në krahinën Balikesir. Ekipe të shumta zjarrfikësish, ambulanca të ndihmës së shpejtë dhe njësite policore u dërguan në zonë ndërsa vazhdojnë hetimet, sipas zyrtarëve turq.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit