Vjen një lajm i mirë nga Amerika për këngëtaren shqiptare Parashqevi Simaku. Biznesmeni Elton Ilirjani shkruan se falë ndihmës së një sipërmarrësi, Simaku do të qëndrojë në një apartament. Ai nuk e ka zbuluar emrin e personit që ka marrë përsipër këtë angazhim.
“Duke filluar nga data 1 janar 2025, biznesmeni i parë shqiptar është ofruar t’i paguajë qiranë mujore të apartamentit në Manhatan Parashqevi Simakut” shkruan ai.
Prej vitesh, Parashqevi Simaku kishte humbur kontaktet me familjen e saj. Pas publikimit të një video teksa kërkonte ndihmë, ajo u identifikua dhe tani duket se po i rikthehet jetës normale.