Në orët e para të ditës së Krishtlindjes një makinë në West End të Londrës përplasi disa këmbësore. Shoferi 31-vjeçar u arrestua me akuzën për tentativë vrasje.
Policia Metropolitane tha se autoritetet u shfaqën në orën 00:45 të mëngjesit të së mërkurës pas raportimeve për një përplasje dhe një makinë që lëvizte në anën e gabuar të rrugës në Shaftesbury Avenue në Covent Garden.
Ndërkohë katër këmbësorët u dërguan në psital, teksa njëri ndodhet në rrezik për jetën.
Policia tha se besonte se i dyshuari ishte “përfshirë në një grindje në një klub nate përpara se të hipte në makinën e tij dhe të ngjitej në trotuar.