Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në takimin me anëtarët e degës 5 u shpreh se ia dolën në tre rezolutat më të fuqishme ndërkombëtare që janë miratuar ndonjëherë në Shqipëri.
Berisha theksoi se Erion Veliaj është një kufomë e pakallur dhe është varur në shtyllën kombëtare të turpit.
“Sot ju mblidheni këtu pasi në kushtet më të vështira bëtë një nga opozitat më të fuqishme që ka njohur vendi.
Shumë shpesh bashkërisht kemi bërë thirrje ta varim Erion Veliaj ta varim në shtyllën kombëtare të turpit.
Faktikisht ju e varët atë në shtyllën kombëtare të turpit, e ndrytë atë në sallën e turpit kombëtar. Tani ai është një kufomë e pakallur, por merita është e qytetarëve, e demokrateve dhe demokratëve, që nuk u ndalët për 40 javë dhe i korrespondon si me qenë të 40-tat e Erion Veliajt.
Por ju garantoj unë ju, se pa atë sakrificë tuajën të përjavshme, pa atë protestën tuaj të përjavshme, Erion Veliaj do ishte duke ju thënë qytetarëve të Tiranës, se mbolla 1 mln pemë dhe tani do të vjedh milionin e dytë, nuk do ti hynte ferra në këmbë.
Prandaj dhe ju realizuat objektiva të mëdha me qëndresën tuaj, me protestën tuaj, e bëtë të pamundurën të mundshme.”, tha Berisha.