Një 27-vjeçar shqiptar u arrestua pasi policia zbuloi një shtëpi kanabisi” me vlerë 166,000 £ në një shtëpi në Winsford. Shqiptari Neim Hoxha, nga Rosewoood Drive, u arrestua pasi policia zbuloi një shtëpinë në Millbrook Close in Over më 23 shtator, pasi mori një njoftim.
Ai u paraqit në Gjykatën e Magjistraturës Chester më 26 shtator, ku u deklarua fajtor për prodhimin e drogës së klasit B, si dhe drejtimin e një automjeti pa patentë dhe pa siguracion.
Shqiptari u mbajt në paraburgim dhe çështja u dërgua në Gjykatën Chester Crown më 16 dhjetor. Ai u dënua me tre vjet burg, ku gjyqtari rekomandoi që të vuante të gjithë dënimin.