-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këlliçi në SPAK, Berisha: Bindi shqiptarët e Michiganit të votojnë për Trumpin

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike në takimin me degën 5 në Tiranë ka komentuar edhe thirrjen e Belind Këlliçit në SPAK.

Berisha u shpreh se është merita e Këlliçit që bëri foto e Donald Trump dhe se ajo është bërë pa asnjë qindarkë. Ai theksoi se Këlliçi mori guximin për të bindur shqiptarët për të votuar Donald Trumpin në Michigan dhe e ka përgëzuar për këtë gjë.

“Dhe ditët e fundit, kreu aktin e turpshëm për të zhurmuar fundin politik të Erion Veliaj, thirri Belind Këlliçin njeriun që në emër tuaj, në emër të qytetarëve të Tiranës, i bëri pretencën publike Erion Veliajt.

I zbuloi modelin 100% të vjedhjes me 5D, u zbuloi bashkë me deputetë të tjerë të PD, aferën e djegësit, aferë e cila është në vetvete monumenti më i shëmtuar i hajnisë qeveritare ndaj qytetarëve dhe për ta zhurmuar sado pak gozhdimin që ky i bëri Erion Veliajt e thirrën për ta pyetur për shpifjet e Erion Veliajt, për diplomën.

Meqë Erion Veliaj vetë thonë që nuk ka diplomë, edhe Belindi nuk duhet të ketë diplomë, ndërkohë që Belindi ka diplomën më të shkëlqyer të atij universiteti ku ka studiuar”, theksoi Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit