-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD: Balluk mos bëj show! Fasoneritë po falimentojnë

Kryesoret

Zyrtarja e PD-së, Blerina Gjyriqi nga selia blu i kërkoi sot qeverisë që të marrë masa për fasoneritë që po i falimenton kursi i këmbimit me rënien e monedhës europiane që vazhdon.

“Bizneset, të cilat eksportojnë mallra kanë pësuar rënie, me mbi 14.3% krahasuar me një vit më parë. Rënien më të fortë e kanë pësuar industritë e minerareve, të energjetikës dhe sidomos industria e veshjeve dhe këpucëve, e njohur si fasoneria.

Shumica e bizneseve, prodhuese dhe eksportuese, kanë falimentuar dhe të tjerat janë drejt falimentimit. E gjithë kjo ka çuar në rritje të papunësisë: sipas INSTAT kemi 5 % humbje të vendeve të punës, por nga të dhënat tona ky numër është më i lartë se 10 mijë punonjës, referuar vetëm industrive fasoneri.

Partia Demokratike në mbështetje të biznesit dhe të një ekonomie të shëndetshme kombëtare, kërkon që të merren masa të menjëhershme nga lehtësirat fiskale dhe deri te ndërhyrjet që ndalojnë rënien artificiale të euros.

Ministrja Balluku nuk ka nevojë të bëjë show nëpër fasoneri për reklamën e radhës, por të marrë masa të menjëhershme dhe t’i përgjigjet kërkesave të bizneseve, pasi ato janë promotorët e zhvillimit të vendit” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit