Në maj 2025, Shqipëria do të presë një nga ngjarjet sportive më të njohura në botë, Giro d’Italia.
Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, njoftoi se lajmi për “Nisjen e Madhe – Grande Partenza” nga Shqipëria është përhapur në 70 vende të ndryshme, duke u raportuar nga 700 burime informacioni.
“Mirëmëngjes dhe me lajmin se ‘Nisja e Madhe – Grande Partenza’ e Giro d’Italia nga Shqipëria, majin e ardhshëm (një nga ngjarjet sportive më të ndjekura në botë, me mbi 800 milionë shikues në 200 vende të botës), është publikuar në 70 shtete të ndryshme nga 700 burime informacioni, uroj ta keni sa më të paqtë këtë javë të fundit të vitit”, shkruan Rama në Facebook.