Policia e Shtetit që nga data 24 dhjetor derei më 3 janar ka përforcuar masat për festat e fundvitit.
Rebani Jaupi, drejtor i Rendit dhe Sigurisë në Policinë e Shtetit, thotë se masat e marra vijnë si rrjedhojë e numrit të lartë të turistëve dhe emigrantëve që kthehen në vend në këto ditë. Ai shprehet se policia ka shtuar prezencën dhe pranë institucioneve financiare.
“Për shkak të incidenteve që kemi pasur ditët e fundit të Dhjetorit ku persona të ndryshëm kërkojnë me çdo mënyrë për të pasur lekë në dorë, jemi të fokusuar që këto ambiente t’i kemi në vëmendje dhe kontroll të vazhdueshëm”.
Gjithashtu ai thotë se problem mbeten mjetet piroteknike, qa më tepër kur përdoren nga persona të pacertifikuar.