-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shehaj: Politikanët shqiptarë s’justifikojnë as makinat, SPAK do të sjellë zhvillime të shpejta

Kryesoret

Agron Shehaj, kreu i Partisë Mundësia, ka kritikuar politikanët dhe ministrat shqiptarë për pasuritë e tyre, duke thënë se ata nuk mund të justifikojnë as makinat, e jo më vilat dhe udhëtimet luksoze.

I ftuar në emisionin “Log” në News24, Shehaj theksoi se, ndryshe nga vendet perëndimore ku vjedhjet ndodhin më fshehtas dhe politikanët largohen me turp kur kapen, në Shqipëri kjo nuk ndodh. “Atje kërkojnë falje dhe ikin me turp, këtu thonë ‘ma ka bërë ky ose ai’,” deklaroi ai.

“Në perëndim vjedhjet nuk bëhen kaq haptas. Mjafton të shikosh jetën që bëjnë politikanë, ministra e deputetë, që nuk justifikojnë makinat jo më vilat dhe pushimet. Vjedhjet andej në perëndim ndodhin, por jo kaq haptazi dhe nuk ua plasin në fytyrë hajdutërinë e tyre. Atje kur të kapin ikën, kërkon falje dhe ikën me trup. Kurse këtu, jo thonë. Ma ka bërë ai apo ky”, tha deputeti Shehaj.

Ai gjithashtu komentoi paraqitjen e Erion Veliajt në SPAK, duke thënë se ndryshe nga hera e parë kur e quajti SPAK-un kolegë, këtë herë e cilësoi atë si “sigurimsa”.

Shehaj beson se SPAK po vepron seriozisht dhe shtoi se politikanët janë të trembur, duke sugjeruar se mund të ketë zhvillime të shpejta dhe veprime të rëndësishme kundër korrupsionit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit