-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Veliaj në SPAK/ Kalaja: Nesti Angoni mund ta ketë emrin Belinda Balluku

Kryesoret

Pjesë e strukturave të PD-së, avokatja Adriana Kalaja nga dera e SPAK-ut foli rreth thirrjes së Erion Veliajt në prokurori dhe akuzave të këtij të fundit se gjithçka është një kurth anonim pas të cilit fshihet një emër që uk ekziston.

“Dua t’i kujtoj publikut se të dhënat personale nuk mund të aksesohen nga askush, qoftë ky edhe kryetar bashkie. Të dhënat personale aksesohen vetëm nga policia, gjykatat apo organet e akuzës siç është rasti  i SPAK. Me këtë rast, në emër të PD dhe aleancës i kërkova SPAK që të gjejë kush e ka informuar Erion Veliajn, lidhjen me këtë përson që nuk ekzistoka.

Ne nuk e njohim Nesti Angonin, por me ato të dhëna që ne kemi nga Bashkia e Tiranës, nga ministritë përkatëse, por sidomos nga SPAK, mund ta ketë emrin Belinda Balluku, mund ta ketë emrin Ogerta Manastriliu, Blendi Gonxhe, të gjithë konkurrentët e Veliajt, për të cilët ata janë investuar që Erion Veliaj të shkoje pas hekurave dhe këtu ndahemi ne me mazhorancën. Ata kanë një luftë të brendshme se kush ka vjedhur më shumë, ndërsa për ne, për PD, pas hekurave dhe të dënohet sipas ligjit është çdokush që ka abuzuar me paratë dhe fondet publike.

I bëj thirrje Dumanit, herën e tretë kur ta thërrasë Veliajn, dhe kjo do jetë shumë shpejt, më besoni, të thërrasë serish Belind Këlliçin, pasi tregon dy anët e medaljes.. Atë pjesën e pisët, të errët, me krim, me korrupsion, po të doni edhe me gjak siç i ka lyer duart Erion Veliaj me rastin e Ardit Gjoklajt – dhe një politikan i ri që nuk ka asnjë akuzë për t’u paraqitur në SPAK” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit