Lideri i opozitës Sali Berisha ka prezantuar programin e PD-së. Berisha u shpreh se programi nuk është vetëm për demokratët por një mundësi për të shpëtuar Shqipërinë dhe shqiptarët nga varfëria dhe abuzimet e qverisë aktuale.
“Prandaj miq, ja që ne e kemi programin, e kemi ilaçet. Ne shkojmë tek çdo qytetar dhe ulemi me të. Por ama duhet të ulemi se ky program nuk është vetëm për demokratët, ky program është për shpëtimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Nuk mundet të jetosh në vendin me pasuritë më përrallore dhe të gllabërohesh në gropën e varfërisë. Shikoni se ç’bëhet me ilaçet, një shtet që i lë të sëmurët t’i vrasin sëmundjet për mungesë ilaçesh.
A ka mundësi që ne të mos garantojmë ilaçet për njerëzit tanë? I vjedhin fondet se fondet janë. Kjo është një bisedë shumë serioze që duhet të bëjmë. Është jetikë të takojmë çdo shqiptar sot. Ky regjim është një kalbësirë. Mos mendoni kurrë se ka hajdutë trima, hajdutët janë raca më frikacake. Prandaj mjafton sulmi ynë për t’i rrokullisur këta. Por ky sulm duhet të bëhet me çdo qytetar shqiptar me këtë program.”, tha Berisha.