Agron Gjekmarkaj, nënkryetar i Partisë Demokratike u shpreh se në protestën e 23 dhjetorit u gjet befas i rrethuar nga 10 ose 15 policë. Ai tha se policia filloi me shtyrje dhe me forcë dhe nuk mendoi se do të ndodhte ajo pasi protestuesit ishin paqësorë.
Gjekmarkaj u shpreh se për dy tre ditë rresht kishte probleme me luajtjet e tensionit dhe aritminë.
“Ngjarje të tilla nuk duhen të përsëriten jo vetëm për Agron Gjekmarkajn, jo për deputetë, por për asnjë qytetar të thjeshtë që proteston. Gjatë qëndrimit në spital ishin 7 ose 8 deputetë socialistë që janë interesuar për shëndetin. Prisja edhe të tjerë, por kanë munguar, ndoshta nuk e kanë pasur atë kurajon”, tha Gjekmarkaj në emisionin “Kjo Javë” në News 24.