Policia e Kosovës ka shoqëruar tre persona pasi ditën e djeshme janë përfshirë në një konflikt fizik në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”.
Me vendim të prokurorisë pas intervistimit dy të dyshuar janë arrestuar dhe dërgohen në mbajtje. Ndërsa i treti lirohet me procedurë të rregullt.
“Aeroporti Adem Jashari 27.12.2024-20:00. Raportohet pas mosmarrëveshje janë rrahur mes veti tre të dyshuar meshkuj kosovarë”, thuhet në raport.