Jimmy Carter, presidenti i 39-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, fitues i çmimit Nobel për Paqe, ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 100-vjeçare.
Lajmi për ndarjen nga jeta u konfirmua nga djali i tij James E. Carter III.
Ai tha se babai i tij vdiq në shtëpi në Plains, Ga., sipas The Washington Post.
Vitin e kaluar u njoftua se ai do të merrte kujdesin në shtëpi, pas përfundimit të trajtimit mjekësor. Carter kishte probleme shëndetësore, duke përfshirë një melanoma që u përhap në mëlçi dhe trurin e tij.