Deputetja e Partisë Demokratike për Diasporën Jozefina Topalli gjatë takimit me shqiptarët në Firenze ka bërë thirrje që të regjistrohen për të votuar. Topalli u shpreh se Shqipëria ka nevojë për zërine shqiptarëve për fuqinë dhe vendosmërinë e tyre.
Ajo nënvizoi se zgjedhjet parlamentare të 11 maj janë një mundësi e artë për të bërë një ndryshim të thellë dhe për të ndaluar zbrazjen e vendit tonë.
“Nga 11 janari deri më 11 mars, hapet regjistrimi për votimin nga jashtë. Ky është momenti juaj për të ndikuar drejtpërdrejt në të ardhmen e Shqipërisë – një të ardhme ku të rinjtë nuk do të detyrohen të largohen, ku familjet shqiptare mund të ndërtojnë të ardhmen e tyre në tokën e tyre.
Ju ftoj me gjithe zemer:
Rregjistrohuni. Përdorni këtë të drejtë që bën zërin tuaj të dëgjohet
Votoni. Vendosni për të ardhmen e Shqipërisë, për të ndalur korrupsionin, për të ndërtuar një shtet që i shërben qytetarëve të tij dhe jo të kundërtën.
Ndryshoni. Me votën tuaj, mund të vendosni bazat e një Shqipërie të drejtë dhe të begatë
Ky është një moment historik që nuk duhet humbur. Shqipëria është e jona, dhe ne mund ta shpëtojmë dhe ta zhvillojmë së bashku.
Tregojmë së bashku se diaspora nuk është larg, por një pjesë jetike e zgjidhjes për të ardhmen e vendit tonë.”, tha Topalli.