-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Blushi: Rama ka përjashtuar 40% të popullatës nga fondet buxhetore

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi në një deklaratë për mediat u shpreh se Rama ka përjashtuar 40% të popullatës nga fondet buxhetore.

Blushi deklaroi se Partia e Lirisë denoncon përjashtimin e 40% të popullatës që jeton në fshat nga fondet buxhetore të vitit të ardhshëm. Ai theksoi se nga ky buxhet diskriminues për fermerët parashikon gjithsej 70 mln euro drejtpërdrejt ose përafërsisht 0,28% të PBB.

“Nuk ka një vend të dytë në rajon dhe në kontinent që shumëzon me zero bujqësinë, degën kryesore të ekonomisë në vend, që zë gati një të pestën e ekonomisë kombëtare dhe kontribuon me rreth 35% në punësim vetëm po ulet dhe po tkurret në mënyrë të pandalshme.

➡️ Dhe nuk ka se si të ndodhë ndryshe kur Qeveria në Shqipëri jep dhjetëra herë më pak subvencione se sa në Kosovë.
➡️ Rritja e kostove të lëndëve të para kultivimi i produkteve bujqësore hasi në vështirësi vitin e kaluar kryesisht nga rritja e kostove të lëndëve të para.

➡️ Çmimet e inputeve bujqësore që u rritën nga 50 në 100 për qind kanë bërë që sipërfaqet e mbjella në sera të reduktoheshin.

Rënie të dukshme po pëson sektori i blegtorisë, që është nën-sektori i madh në Bujqësi.
➡️ Shpopullimi i popullsisë në zonat rurale është shkak kryesor për rënien e numrit të bagëtive.
➡️ Fermat e vogla blegtorale me 1 deri në tre krerë po zhduken me shpejtësi, jo vetëm nga pakësimi i popullsisë, por edhe nga plakja e saj.

Rritja ekonomike në bujqësi mbetet negative në tremujorin e tretë tevitit 2024 me minus 2,54%. Shqipëria po shpopullohet sepse ndonëse 400 mijë qytetarë punojnë në bujqësi, ky sektor jep mbi 20% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

E sikur të mos mjaftonte kjo Buxheti i Shtetit jep për bujqësinë një mbështetje të papërfillshme, pa llogaritur këtu që jemi i vetmi vend i rajonit që fondet e IPARD janë bllokuar për shkak të korrupsionit dhe tjetërsimit të tyre te bizneset e lidhura me inceneratorët apo qeveritarët. Shtesë 1.5 miliard lekë për subvencione për Bujqësinë dhe fermerët, si përgjigje për dramën që po përjeton fshati dhe fermeri shqiptar.”, tha Blushi.

Ai nënvizoi se Partia e Lirisë do të mbështesë bujqësinë me 30 miliard lekë çdo vit dhe me indeksim progresiv në vitet në vazhdim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit