Gazetarja Keti Banushi e ftuar në emisionin 5 pyetjet nga Babaramo u ndal te disa çështje të rëndësishme të SPAK. Ajo nënvizoi që Veliaj po hetohet dhe nuk është nën hetim.
“Ne kemi e kemi ndjekur që SPAK prodhon më shumë lajme. Për herë të parë shoh që preken të paprekshmit. Ne jemi përballur me dosja të rëndësishme, për mua më e rëndësishme është arrestimi i Ilir Metës. Ishte marrja e të pandehur z.Berisha. U rihap 21 Janari është duke u rihap çdo ditë dhe po ecën me ritme të shpejta dhe mund të kemi rezultate të shpejta. U arrestau Beqaj, Jurgis Çyrbja, deputeti i parë që u arrestau për Sky Ecc dhe Encro Chat. Dërgimi në gjyq i Plarent Ndrecës.
Ilir Beqaj pothuajse është hetuar në 2023 dhe në monetin që është dërguar në Prokurori është ndarë në disa çështje.
Veliaj nuk është person nën hetim dhe po hetohen për këto vepra. Prokuroria e sqaroi që po hetohet. Në rast se Prokuroria do të vërtetojë dyshimet atëherë do të regjistrohet emri i Veliaj ose familjarëve që po hetohet nën regjistër. Në momentin që po flasim po hetohet.”, tha gazetarja.