A i cenohet jeta politike kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj pas nisjes së hetimit nga SPAK-u? Kryeministri Edi Rama u kujdes të theksojë se “përkohësisht”, pra me atë që ka ndodhur deri tani, kryetarit të bashkisë i është cenuar jeta familjare. Më tej, u shpreh se linçimi publik i kryetarit të bashkisë është i neveritshëm dhe se kërkimi i gijotinës për të është skandaloz.
“Përkohësisht di që Erion Veliajt i cenohet jeta e tij familjare nga gjyqi publik i bërë, jo nga institucioni përkatës por nga të gjitha ana që janë angazhuar nga ai gjyq. I cenohet dinjiteti nga prokurorë dhe gjykatës të ulur nëpër klube mediatike apo të fshehur pas ekraneve, portaleve dhe socialeve. Këtë e di me siguri.
Ndërsa përsa i përket pjesës tjetër nuk bën përjashtim askush nga ajo që unë kam thënë që në fillim; nuk bëj komente për çështje që i takojnë institucioneve të drejtësisë. Deri më sot ky është qëndrimi im. Linçimi publik i kryetarit të bashkisë është i neveritshëm dhe se kërkimi i gijotinës për të është skandaloz” tha ai.