Mbrëmjen e sotme në emisionin 5 pyetjet nga Babaramo po diksutohet për çështjet më të rëndësishme për vitin 2024. Juristi Kreshnik Spahiu u shpreh se sipas tij dy janë ngjarjet më të rëndësishme, ku përfshihet kualifikimi i Shqipërisë në Kampionatin Evropian dhe Shqipëria turistike.
“Ngjarjet kanë ndjesi personale dhe për çdo person halli personal nuk i ngjan hallit publik. Dy ngjarje me impak ndërkombëtar është kualifikimi i Shqipërisë në Kampionatin Evropian. E dyta është Shqipëria turistike, mbushja e aeroportit të Nënë Tereza me 10 milionë turistë. SPAK është i fundit që është ngritur në Shqipëri. Prokuroritë Speciale i kanë mbështetur SHBA në disa vende të Ballkanit. Një nga qëllimet se janë ngritur se në disa shtete liderët politikë nuk largohen dot me votën e qytetarëve dhe kanë menduar të kenë një plan b, eliminimi me anë të bankës së akuzuarve.”, tha Spahiu.