Sipas të dhënave të publikuara nga IQAir, një kompani zvicerane që monitoron cilësinë e ajrit, Prishtina renditet e pesta në botë për ajrin më të ndotur.
Kjo ndotje ka shkaktuar shqetësime për shëndetin e qytetarëve, ndërsa sot Kosova është mbuluar nga një mjegull e dendur.
Policia ka apeluar për kujdes të shtuar nga shoferët gjatë vozitjes, duke theksuar rrezikun e mundshëm nga kushtet atmosferike.









