Viti 2025 është kritik për Milanin, pasi do të ketë një ndikim të madh në projektin “RedBird”. Pas rifinancimit të borxhit ndaj “Elliott”, Xherri Kardinale ka për qëllim të rrisë strukturën e klubit përmes pjesëmarrjes në Champions, një objektiv që është thelbësor për financat e Milanit.
Dështimi për të siguruar kualifikimin do të dëmtonte rëndë arkën e klubit, duke shkaktuar humbje prej 60 milionë eurosh. Në këtë kontekst, marrëveshjet për rinovimin e kontratave të lojtarëve kryesorë, si Menja dhe Reijnders, janë prioritete, ndërsa një mundësi për një trofe të parë për Kardinalin është Superkupa e Arabisë Saudite.
Për Milanin, 2025 do të jetë një vit vendimtar për të ardhmen e klubit.









