-sidi education-spot_img
26.3 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Regjistrimi i votuesve jashtë Shqipërisë nis më 11 janar, Celibashi: Moment historik

Kryesoret

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi, njoftoi se më 11 janar 2025 do të nisë procesi i regjistrimit të votuesve nga jashtë për zgjedhjet parlamentare të datës 11 maj 2025.

Ky është një moment historik për zgjedhjet në Shqipëri, pasi për herë të parë qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë do të kenë mundësinë të votojnë në vendin ku ata kanë vendqëndrimin. Regjistrimi mund të bëhet përmes Platformës Elektronike të Regjistrimit të Votuesve, e cila është e aksesueshme nëpërmjet aplikacionit të KQZ-së ose faqes së internetit të këtij institucioni.

Celibashi e quajti këtë një hap të rëndësishëm për përfshirjen e diasporës në procesin zgjedhor të Shqipërisë.

“Duke uruar gjithë shqiptarët për një Vit të Ri 2025 me shëndet e mbarësi për ta, njoftoj se në datën 11 Janar 2025, fillon procesi i regjistrimit të votuesve nga jashtë, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 Maj 2025.

Regjistrimi do të bëhet nëpërmjet Platformës Elektronike të Regjistrimit të votuesve nga jashtë në të cilën mund të hyhet nga aplikacioni KQZ, ose nëpërmjet faqes së internetit të këtij institucioni.

Ky është një moment historik për zgjedhjet në Shqipëri, pasi për herë të parë bashkëqytetarët tanë me banim jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, do të kenë mundësi të votojnë atje ku ata e kanë vendqëndrimin e tyre”, tha Celibashi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit