Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për protestat që po zhvillohen në vend, duke i cilësuar disa prej sjelljeve gjatë tyre si presion ndaj qytetarëve me mendime të ndryshme dhe si, sipas tij, “frymë fashiste”.
Në episodin e sotëm të podkastit “Flasim”, Rama tha se është e papranueshme imponimi ndaj mendimit ndryshe.









