Një 15-vjecar shqiptar i komunitetit rom është plagosur rëndë me armë në Aspropyrgo të Greqisë.
15-vjeçari ishte lënë në rrugë dhe u pikas nga drejtuesi i një automjeti, i cili më pas e ka transportuar në spital.
Dyshohet se autori e ka goditur 15-vjecarin brenda banesës në Nea Zoi të Aspropyrgos e më pas e ka tërhequr duke e hedhur në rrugë.
15-vjeçari është në gjendje të rëndë shkak të plagës me armë zjarri dhe ndodhet i shtruar në spitalin e Thriasios.