Në mesazhin e tij të Vitit të Ri 2025, presidenti serb Aleksandër Vuçiç i dërgoi një mesazh provokues fqinjeve të Serbisë, duke thënë: “Mos shpresoni kot, nuk do të ketë ndërrim pushteti në Serbi”.
Ai shtoi se Serbia do të synojë të jetë ekonomia më e suksesshme në Evropë gjatë vitit 2025, duke theksuar se do të ketë një rritje të madhe në industrinë e automobilave. Vuçiç gjithashtu bëri të ditur se do të zhvillohen bisedime me partnerët amerikanë për energjinë.
“Mesazhi im për Zagrebin, Sarajevën dhe Prishtinën: Gëzuar Vitin e Ri dhe mos shpresoni kot, se nuk do të ketë ndërrim pushteti në Serbi”, është shprehur ai.