Dy të burgosur shqiptarë, Romeo Qosja dhe Lefter Toçi, janë identifikuar si ata që u arratisën mbrëmjen e djeshme nga burgu i Kassavetias në Greqi.
Romeo Qosja, 41 vjeç nga Cërriku, kishte marrë një dënim prej 20 vitesh burg për vrasje, grabitje, shkatërrim prone me zjarr dhe mbajtje arme pa leje. Lefter Toçi, gjithashtu 41 vjeç dhe nga Bradasheshi i Elbasanit, ishte dënuar po ashtu me 20 vjet burg për pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe vepra të tjera të rënda.
Ata ishin të burgosur që prej vitit 2019 dhe ishin në një zonë të parrethuar për shkak të sjelljes së tyre të mirë. Dyshimet janë se ata mund të kenë përfituar nga leja që morën gjatë vitit 2024 për të planifikuar arratisjen.