Mbrëmjen e djeshme dy shqiptarë janë arratisur nga burgu në Kassavetia të Greqisë. Të burgosurit të dy 41 vjeç, janë dënuar me 20 vjet burg për krime të rënda, përfshirë vrasje, grabitje dhe zjarrvënie.
Ata që nga viti 2019 qëndronin në një zonë të pa rrethuar të burgut, për shkak të sjelljes së mirë. Dhoma e tyre kontrollohej vetëm disa herë në ditë nga stafi.
Atyre u kishin dhënë pesë ditë pushim në vitin 2024 dhe përfituan për të planifikuar dhe ekzekutuar arratisjen e tyre. Arratisja e tyre u zbulua në orën 21:00 dhe menjëherë policia greke po vijon hetimet për gjetjen e shqiptarëve.