Policia ka shpallur në kërkim 33-vjeçarin Jetmir Pepa, i cili në mëngjesin e 1 janarit ka qëlluar me armë zjarri në një lokal në rrugën “Liman Kaba”.
Pepa ka qenë i ulur në zonën ‘VIP’ dhe ka nxjerrë armën e zjarrit e ka qëlluar në ajër. Kështu ai shkaktoi panik te qindra të rinj të cilët ishin mbledhur për të festuar ndërrimin e viteve.
Policia ka gjetur në vendngjarje dhe sekuetruar një gëzhojë. Ndërsa me anë të kamerave të sigurisë është bërë e mundur edhe identifikimi i tij.
Pepa është ish-bashkëshorti i Mariela Berishës, motrës së Antonela Berishës, e cila së bashku me motrën e saj dhunuan brutalisht blogeren Klea Prenga.