Partia Demokratike ka mobilizuar strukturat e saj për një protestë para SPAK, për të mbështetur ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili do të paraqitet më 6 janar në Prokurorinë e Posaçme.
Vendimi i Gjykatës së Posaçme të Apelit, e cila caktoi masën “detyrim paraqitje” ndaj Berishës, e detyron atë të paraqitet dy herë në muaj në SPAK. Kjo masë është e vlefshme për çdo të hënë të parë dhe të tretë të muajit.
“Te dashur miq. Ditën e Hënë ne ora 9:30 të mobilizojmë të gjithë strukturat e degëve për të protestuar përpara SKAP- it si vegël në duart e Ramës për të përndjekur kundërshtarët politik ..Do jemi aty në mbështetje të së drejtës, të ligjit dhe së vërtetës që është në anën e Kryetarit të PD Prof Dr Sali Berisha… Ne ora 9:30 përpara selisë SKAP-it”, është ky mesazhi që u është dërguar strukturave të PD.