Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka konfirmuar se Shtetet e Bashkuara kishin furnizuar me armë autoritetet ukrainase edhe para fillimit të luftës në Ukrainë. Në një intervistë për New York Times, Blinken tha se SHBA parashikoi zhvillimin e ngjarjeve dhe, për këtë arsye, morën masa për të përgatitur Ukrainën për sulmet ruse.
“Duke parë se çfarë mund të ndodhte, ne dërguam një sasi të madhe armësh në Ukrainë që në shtator dhe dhjetor, në mënyrë që ata të kishin mjetet për t’u mbrojtur”, tha Blinken. Ai theksoi rëndësinë e dërgesave të sistemeve raketore Stinger dhe Javelin, të cilat, sipas tij, luajtën një rol kyç në ndalimin e pushtimit të Kievit dhe mbrojtjen e shtetit ukrainas.
“Këto armë lejuan Ukrainën të mbrohej dhe të shtypte forcat ruse”, shtoi Blinken.