Sekretari i Përgjithshëm i PL-së Tedi Blushi ka dalë në krah të Sali Berishës pasi Gjykata e Apelit i riktheu masën detyrim paraqitje.
“Asnjë surprizë nga vendimi absurd i Drejtësisë me Regji ndaj liderit historik të Partisë Demokratike, Prof.Dr. Sali Berisha. Ky krim kushtetues është një turp i ri për drejtësinë e kapur, që ka nisur prej kohësh fushatën elektorale me dhe për Edi Ramën për të siguruar mandatet e përjetshme duke persekutuar liderët e opozitës, Ilir Meta dhe Sali Berisha.
Ndërkohë provat e korrupsionit të përbindshëm për Edi Ramën ulërasin nga Shqipëria në SHBA, nga megaafera e inceneratorëve te çështja McGonigal, por afërmendsh ai livadhis i lirë krah për krah me Erion Veliaj (që duhej të ishte marrë i pandehur 8 vite më parë) dhe thithlopat e tjera të taksave të shqiptarëve sepse “Drejtësia e Re” është ulur në gjunjë para tyre duke e shndërruar peshoren e barazisë para ligjit në hanxhar kundër opozitës.
Tradhti e lartë kombëtare ndaj qytetarëve të thjeshtë që mezi kanë pritur fundin e pandëshkueshmërisë në nivelet më të larta shtetërore” shkruan ai.