Nëse vendimi i gjyqtarit Ergert Pëllumbi është i padrejtë dhe urdhër i Edi Ramës, ai vendim-urdhër nuk duhet zbatuar, siç nuk u zbatua “urdhëri i Ramës” për ta përjashtuar nga grupi parlamentar me 9 shtator 2021, siç nuk u zbatua vendimi i para 1 viti për detyrim paraqitjeje.
Nëse e zbaton vendimin, ose e ke pranuar si vendim të drejtë, ose-ose, je dorëzuar dhe nënshtruar para vendimeve dhe urdhërave të Edi Ramës. Kjo dmth se e gjithë “qëndresa” 3 vjeçare ka shkuar kot, pasi tashmë je i bindur ndaj urdhërave të Edi Ramës.
Pra Sali Berisha po i bindet një urdhëri të Edi Ramës për tu paraqitur dy herë në muaj në SPAK? Çfarë kryetari partie qenka ky që e urdhëroka Edi Rama të shkojë dy herë në muaj në SPAK dhe, ky shkoka atje me një këmbë? Një herë e mbylli Rama 300 ditë në shtëpi, tani e urdhëron Rama të paraqitet në SPAK dhe ky iu bindet urdhërave? Ky e rrëzoka Ramën? Ky që iu bindet si nxënës i urtë urdhërave të Edi Ramës?
Për 3 vjet kanë sharë, fyer, linçuar e njollosur cilindo, duke e akuzuar se i bindet urdhërave të Edi Ramës. Tani ky vetë i bindet urdhërit të Edi Ramës? Kujt i shërben një kryetar partie i cili iu nënshtrohet urdhërave të Edi Ramës?
Është më e ndershme të deklarosh se është vendim i ekzagjëruar i gjykatës, sesa ta shpallësh vendim-urdhër të Ramës e pastaj t’i bindesh urdhërit të Ramës – sepse kjo të nxjerr qesharak. Medet ku është katandisur PD dmth, nuk ndërtojnë dot një argument të besueshëm.
Nëse Rama merr mandat 4, është krejt meritë e këtij grupimi. Se këtu konsumohet qeveria e i gërryhet legjitimiteti por konsumohet me shpejtësi edhe opozita, duke deklaruar ksi absurditetesh. Pastaj kanë faj të gjithë të tjerët, përveç këtyre që me gjërat që flasin e kanë katandisur PD-në në organizatë absurde.