-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Majko: Simitis ka rol të veçantë në miqësinë shqiptaro-greke!

Kryesoret

Ish-kryeministri Pandeli Majko ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit të Greqisë, Kostas Simitis.

Majko shprehet se Simitis pati një rol vendimtar gjatë periudhës së Luftës së Kosovës, kur qeveria greke ndërtoi tre kampe strehimi në Shqipëri për shqiptarët e dëbuar nga Kosova.

“Kostas Simitis, ish kryeministri i Greqisë, ka ndruar jetë!

Cdokush është hero i historisë së tij personale por Kostas Simitis ka një rol të veçantë në miqësinë shqiptaro – greke!

Ai ka qenë në zyrën e kryeministrit të Greqisë gjatë kohës së Luftës së Kosovës dhe u bë protagonist i një politike të matur brenda vendit dhe ndihmues karshi shqiptarëve!

Qeveria e tij ndërtoi tre kampe në Shqipëri në ndihmë të shqiptarëve të dëbuar nga Kosova, dhe shmangu me qetësinë e tij karakteristike ekstremizmin periferik në shoqërinë greke!

Kostas Simitis mund të karakterizohet si një njeri për të cilin ndjesitë nuk ishin fakte!

Me një formim kulturor greko-gjerman dhe po ashtu produkt i shkollës ekonomike të Londrës, Kostas Simitis bënte diferencë nga kultura e vjetër e sjelljes ballkanike!

Ai respektonte dallimet dhe nuk i demonizonte ato! Puna e tij ishte e ardhmja!

Politika është një dhomë egoizmi por Kostas Simitis, doli prej saj i nderuar” shkruan ai.

Kostas Simitis vdiq në moshën 88-vjeçare

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit