Mendova qe nja dy dite pushim te ketij fillim viti, ti kaloja ne nje udhetim nga Jugu. Ndalova ne Gjirokaster, ne nje hotel shume te mire dhe te investuar me shije e ne ruajtje te harmonise me qytetin (ate te gurtin).
Por, pas nje shetitjeje neper rrugicat e mundimshme e te zbukuruara, kur shkova te pushoj e te fle, nga nje restorant/hotel fqinj, oshetinte muzika.
Per shkak te qytetit te kacavjerrur ne mal, restoranti ndodhej mbi catine e hotelit qe qendrova, e kengetari degjohej si te ishte ne dhome…!!!
Mendova se do te fle, pasi isha i lodhur. Por jo…!
U ngrita pas disa perpelitjeve e vajta tek punonjesi i sherbimit te hotelit dhe pyeta se kur mund te pushoje kjo zallamahia.
-S’kam ca bej, me ankohen kliente cdo nate, por ai ka leje. Deri ne 12 ka leje. Pastaj s’ka leje…
Pra, ne maje te kodres, ne zonen e hoteleve dhe mes banesave, edhe ne mes te dimrit, bashkia a kush dreqin e ka ne dore, i jep leje nje klubi nate!
Une nje nate e ika. Po ata qe jetojne aty cdo dite?
Por cfare eshte leja?
Nuk mjafton ta besh kerkese me shkrim, te paguash parate, ca me fature e ca pa fature, dhe te marresh lejen.
Te marresh lejen per te bere muzike naten do te thote te plotesosh kriteret dhe kriteri kryesor eshte qe te izolosh zhurmat. Te mos shqetesosh te tjeret.
Por ky i lejuari ne maje te Gjirokastres qe dukej si maje minarese, jo vetem qe nuk kishte asnje izolim, por bente muzike Live ne nje verande rrethuar vetem me nje vetrate xhami, e zallamahia degjohej deri ne Tepelene.
Kush mund te jape leje per nje aktivitet te tille?
Nderkohe qe prisja te mbyllte gryken kengetari, m’u kujtua nje ngjarje…
Disa vite me pare u gjenda mes nje grupi gazetaresh e artistesh ne qytetin e Sanremos ne Itali.
Pasi mbaroi aktiviteti u ulem per darke ne nje restorant ne katin e pare te nje pallati. Pasi u “ngrohen” pak ia nisi kenga. Por ne oren 11:00 (apo 23:00) pronari/menaxheri hapi deren e na kerkoi me miresjellje te dilnim jashte.
- Po ne duam te pijeme akoma- thame ne.
Ai na dha nje dy shishe vere dhurate, nje gjysme metri sallam e na tha se do e mbyllte.
“Jo, jo! As tek trotuari nuk mund te qendroni – na tha, se po u ankuan banoret lart, mbaj serish une pergjegjesi. Dhe gjoba eshte sa fitimi i muajit”.
Pasi e kuptuam qe nuk ishim ne Shqiperi, keputem qafen ne hotel me gjithe vere e sallam ne dore.
Cfare do te thote shtet?
Shteti yne, agjencite, pushteti vendor e qendror, policia etj, nuk jane asnjehere aty per te rregulluar te tilla “gjera te vogla” qe, ose behen shkak per te falimentuar bizneset, ose qe njerezit te largohen nga shtepia e vendi, ose te kercase pushka. Pra shteti rregullon edhe marredheniet mes individeve, qe i dobeti te mos shtypet nga i forti. Qe ky i forti te mos beje biznes, duke shkaterruar jeten e te dobetit.
Eh shteti, edhe se dekada na duhet te bejme shtetin tone si ai i vendeve te BE ku duam te shkojme? Kush mendon se shteti jane policet qe kapardisen neper postblloqe, apo shtetaret e pushtetaret qe ngrefosen neper podiume, e ka gabim.
Do te duhet shume mendoj, shume kohe.
Tani per tani jemi ne Epoken e Feudalizmit, sepse ne si shoqeri kemi djegur etapa e jemi shume kohe pas Europes.