Në qytetet e Durrësit, Fierit, Lushnjës dhe Vlorës për rreth dy orë është ndërprerë energjia elektrike.
Sipas Operatorit të Sistemit të transmetimit në orën 17:37 si pasojë e një defekti në linjat e transmetimit 220 KV kanë ngelur pa energji elektrike Rajonet Vlorë, Durrës, Berat ,Fier.
Nëpërmjet linjave alternative u është dhënë tension nën-stacioneve të këtyre rajoneve. Ndërkohë po punohet për rikthimin e energjisë në të gjithë abonentët.
Ndërsa energjia elektrike është rikthyer në Durrës dhe në Fier në disa pjesë.