-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha vetëm 3 minuta në SPAK: Provat e forta që kam për Dumanin

Kryesoret

Vetëm tre minuta qëndroi Sali Berisha në SPAK. U paraqit para oficerit të policisë gjyqësore për njohjen me masën detyrim paraqitje dhe doli duke sulmuar Altin Dumanin dhe prokurorët e SPAK-ut përpara derës së prokurorisë. Tha se ka prova të qarta se këta, SPAK-u janë organizatë kriminale.

Arrijmë në një moment dramatik ku këta kriminelë që flenë mbi dosjet e krimit dhe bashkëpunojnë me krimin vendosin të bëhen xhelatë të fjalës së lirë. Sali Berisha i ka sulmuar, do i sulmojë të gjithë ata që bashkëpunojnë me krimin dhe kurrë njerëz të ndershëm që bëjnë ligjin.

Sali Berisha do të faktojë sot para jush sesi Dumani fle mbi dosje krimi. Do të faktojë para jush sesi këta anëtarë të organizatës kriminale në deklarata të tyre, deklarojnë si Dumani që e ka blerë 380 m apartamentin kurse ekspertët i udhëron që të vlerësojë me 520 ndërtimet e viteve ’70.

Dumani është një kryekriminel sepse ka mbyllur dosjet e krimit elektoral. Aty gjeta McGonigal që po trajnonte Dumanin. Gjeta Lali Vjedhësin që po rrihej me kolegët. Ju flisni Ajolën por jo Lindën që është e regjistruar në përgjim ambiental.

Gjeta aty Ulusiun që po zihej me Dumanin për çantën Luis Vuiton, pasi Ulusiu pasi ka marrë një pagesë të madhe, i kërkon çunit të Londrës edhe një çantë Luis Luiton. Ai i thotë për kë e kërkon, nuk po e them si vijon biseda se është intimitet familjar” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit