Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan gjatë fjalimit të tij në kabinet lëshoi kërcënime të reja kundër popullit kurd. Erdogan premtoi edhe eliminimin e luftëtarëve të PKK-së.
Ai gjithashtu tha se kufijtë janë ngushtuar për Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit dhe degët e saj në Siri.
“Ne nuk do të pranojmë shpërbërjen e Sirisë dhe shkatërrimin e strukturës së saj të unifikuar. Mund të vijmë befas natën”, paralajmëroi ai.