Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për 19-vjeçarin Izet Abazaj, i cili dyshohet për vjedhjen me dhunë të 400 eurove nga një punonjës lavazhoje në Sarandë më 31 dhjetor. Pas ngjarjes, Abazaj u shpall në kërkim dhe u kap disa minuta pas një konflikti me vëllezërit Nexhipi në lagjen nr. 4 të Sarandës, më 1 janar.
Në një përpjekje për të “sqaruar” mosmarrëveshjen, një efektiv policie dhe shokët e tij u përfshinë në një sherr të dhunshëm që përfundoi me përdorimin e armës. Pas caktimit të masës së sigurisë, Abazaj do të qëndrojë në paraburgim për 30 ditë, ndërsa Prokuroria do të vazhdojë hetimet.