-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Virusi HMPV nga Kina, Tomini: Nuk kemi raste të dyshuara në Shqipëri

Kryesoret

Virusi respirator HMPV, i cili ka shkaktuar shqetësim në Kinë, ka mbërritur në lajmet ndërkombëtare, por autoritetet shëndetësore në Shqipëri konfirmojnë se nuk ka raste të dyshuara deri tani. Eugena Tomini, drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, siguroi qytetarët se situata është nën kontroll dhe theksoi se virusi është i njohur dhe nuk ka arsye për panik.

“Situata epidemiologjike, përveç gripit sezonal apo Covid-19 me sa duket ka alertuar të gjithë strukturat kombëtare dhe ndërkombëtare, pas shfaqjes së virusit HMPV në Kinë. Është një sëmundje virale respiratore dhe nuk është një virus i ri. Ai qarkullon në mbarë botën që prej vitit 2001,” tha Tomini.

Sipas saj, virusi HMPV nuk ka shkaktuar shqetësime serioze deri tani në Shqipëri, edhe pse vitin e kaluar janë konfirmuar disa raste të infektuarish, të cilat janë trajtuar nga laboratorët e virologjisë pranë ISHP-së. Ajo gjithashtu theksoi se virusi mund të shkaktojë komplikacione te fëmijët dhe te të moshuarit me sëmundje të tjera.

“Nuk është momenti për panik sepse e dimë që në dimër dhe pranverë ka një sezonalitet më të shprehur,” shtoi ajo.

Mjekja Tomini gjithashtu ka dhënë disa këshilla për parandalimin e infeksioneve: “Për të minimizuar riskun një mundësi e mundshme është vaksinimi ndaj gripit. Të minimizojmë qëndrimet në ambiente të mbyllura, pavarësisht se është ftohtë apo ka ngrica. Kontaktet e shumta, moshat e treta, fëmijët e vegjël duhet të qëndrojnë në shtëpi nëse kanë simptoma të gripit.”

Këshillat e saj përfshijnë gjithashtu pirjen e lëngjeve, ushqimet e lëngshme, higjienën respiratore dhe të duarve, si dhe kontaktin me mjekun e familjes në rast të simptomave.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit