Gjykata e Durrësit ka lënë në ‘arrest shtëpie’ Kreshnik edhe Erneo Farruku, dy krerët e klanit Farruku.
Erneo Farruku është i kërkuar në Itali për trafik droge dhe u vetëdorëzua në policinë e Durrësit. Ai në dhjetor të vitit 2024, iu konfiskuan pasuritë pas hetimeve që lidhen me aktivitetet e paligjshme të këtij klani.
Dy vëllezërit drejtojnë klanin Farruku, grup që u godit në Spanjë në vitin 2023 pas një megaoperacion kundër trafikut të kokainës.