Policia italiane ka arrestuar një 30-vjeçar shqiptar në Albano Laziale.
Ai së bashku me tre pasagjerë që dyshohet se janë shqiptarë po arratiseshin pas një rrëmuje të krijuar në zonën e ngjarjes.
Gjatë kontrollit në makinë iu gjetën dhe sekuestruan mjete që shërbenin për të kryer grabitje dhe pajisje të dyshimta. Dyshohet se 30-vjeçari është pjesë e një bande skifterësh që operonte në Castelli Romani.
Në cilësinë e provës materiale ishin edhe ë gërshërë elektrike, një kamxhik, një shkallë teleskopike, disa radio me dy drejtime, tre kapele, kaçavida dhe leva. Gjithashtu shqiptari akuzohet edhe për rezistencë dhe kundërshtim të policisë.