Policia ka arrestuar një 46-vjeçar, i cili dyshohet se ka ndihmuar autorët e atentatit në lagjen “Donika Kastrioti” të Beratit më 2 janar 2025.
Shtetasi A. H. u ndalua për bashkëpunim me 32-vjeçarin, i cili ishte arrestuar më parë, për lëvizjen dhe fshehjen e automjetit të përdorur në krim në Durrës.
Po ashtu, u sekuestruan automjeti dhe arma e zjarrit që dyshohet të jenë përdorur në atentat.
Hetimet vijojnë për kapjen e autorëve të tjerë, F. M. dhe M. M., ndërsa materialet janë referuar në Prokurorinë e Beratit për veprime të mëtejshme.