Porteri Mario Dajsinani ka firmosur me Egnatian. Ai do të jetë pjesë e skuadrës nga Rrogozhina deri në qershor të vitit 2028. Lajmi është bërë i ditur nga klubi i Egnatias.
“Mario Dajsinani është pjesë e kampionëve. KF Egnatia ka arritur marrëveshjen me KF Laci për transferimin e portierit në rradhët e kampionëve. Presidenti z.Demrozi dhe futbollisit kanë firmosur kontratën deri në Qershor 2028 dhe më pas futbollisti i është bashkuar ekipit në stërvitje”- shkruan Egnatia.