Mëngjesin e sotëm një tërmet i fortë ka gositur Tibetin në qytetin e Kinës. Si pasojë e tërmetit kanë humbur jetën 126 persona dhe 188 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Tërmeti që goditi qytetin e shenjtë Shigatse të Tibetit rreth orës 09:00 me kohën lokale,kishte një magnitudë 7.1 ballë dhe një thellësi prej 10 kilometrash, sipas të dhënave nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së.
Lëkundjet u ndjenë edhe në Nepalin fqinj dhe pjesë të Indisë. Tërmetet janë të zakonshme në rajon, i cili shtrihet në një vijë të thyer gjeologjike.